
Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka paditur në SPAK zv.kryeministren Belinda Balluku.
Bardhi pretendon se Balluku ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Balluku ka firmosur për një kosto 8 milionë për impiantin fotovoltaik, ndërkohë që nga privati kushtonte 3 mln euro.
“Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro. Kjo ka ndodhur me projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës, kostoja e të cilit është fryrë në mënyrë fiktive, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej të paktën 5 milionë euro”, thuhet në deklaratë.
“Nën varësi të Belinda Ballukut, KESH lidhi një kontratë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik të digës së Zadejës për 8.13 milionë euro ose sa 97% e fondit limit”, citohet ndër të tjera në deklaratë.



