
Gazetari Enton Abilekaj në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me paralajmërimet e Berishës për protesta masive, ku u shpreh se ky i fundit po përdor atë pjesë që i shkon nga pas për interesat e tij.
Ai tha se me këtë teori nuk do shtohen, por do pakësohen radhët në këto protesta pa frymëzim.
Sa herë është në krizë sistemi financiar në Shqipëri ndodh që të rriten taksat, pra nuk mundohet të luftojë evazionin. Këtë po bën opozita sot, ata që janë me mua thotë Berisha do i nxjerr në rrugë që të shpëtoj unë, dhe çfarë ndodh, ashtu si ndodh me sistemin fiskal rritet barra dhe ata ikin dhe dalin në të zezë, ashtu do ndodhi dhe me këta do ikin fare duke u pakësuar. Kështu që me këtë teori nuk do shtohen radhët, por do pakësohen radhët në këto protesta pa frymëzim.



