Kontrolle pa arrestime për rastin “Martinaj”/ Manja: Jam ministër i Drejtësisë, për Policinë përgjegjës Çuçi

Kontrolle pa arrestime për rastin “Martinaj”/ Manja: Jam ministër i Drejtësisë, për Policinë përgjegjës Çuçi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në komunikimin për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë, nuk i shpëtoi pyetjes së gazetarëve lidhur me arsyen se pse nuk pati arrestime gjatë kontrollit të një dite më parë në shtëpinë e të denoncuarit si të zhdukur Ervis Martinaj dhe dy xhaxhallarëve të tij.

U drejtove si prokurori Ulsi Manja por unë jam ministër i Drejtësisë. Besoj në ndarjen e pushteteve.

Me këtë çështje duhet të merren agjencitë ligjzbatuese.

Po merret Prokuroria dhe Policia e Shtetit.

Manja shtoi se për policinë ka një ministër përgjegjës, duke përmendur emrin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë një ditë më parë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy