Basha: Do rrëzoj ligjin e arsimit të lartë, do hapim 10 mijë stazhe

Basha: Do rrëzoj ligjin e arsimit të lartë, do hapim 10 mijë stazhe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli ditën e sotme nga çadra e protestës para studentëve. kreu i opozitës pasi kritikoi ministren e Arsimit dhe reformën në arsim, deklaroi para të pranishëmve se qeveria e tij do të hapë 10 mijë stazhe me 200 mijë lekë të vjetra rrogë plus sigurime për studentët.

“Ne nuk do të pranojmë kurrë, që vendimet për arsimin e lartë, t’i marrin një grusht politikanësh dhe as ministrja e salcës që s’ka asnjë kualifikim. Këto vendime do t’i marrin trupat e përbashkëta të pedagogëve dhe studentëve. Në do ta financojmë arsimin e lartë. Ju jap fjalën që do të studiojnë të gjithë pavarësisht mundësive financiare. Do hapim 10 mijë stazhe në vit me 200 mijë lekë në muaj dhe me sigurime shoqërore”, tha Basha në fjalën e tij.

Ai tha se asnjë student nuk do të mbetet pa u shkolluar për shkak të mungesave financiare. Basha gjithashtu tha se vendimet mbi arsimin do merren nga pedagogë dhe studentë dhe jo nga ministria përkatëse. “Ne nuk do të pranojmë kurrë, që vendimet për arsimin e lartë, t’i marrin një grusht politikanësh dhe as ministrja e salcës që s’ka asnjë kualifikim. Këto vendime do t’i marrin trupat e përbashkëta të pedagogëve dhe studentëve. Në do ta financojmë arsimin e lartë. Ju jap fjalën që do të studiojnë të gjithë pavarësisht mundësive financiare”, tha me tej Basha.

Kryeopozitari ka theksuar se, Shqipëria nuk do të jetë kurrë më kjo që ka qenë deri më sot. “Ajo do të ndryshojë rrënjësisht. Nuk do të lejojmë më parlament pazaresh, prapa të cilit fshihet korrupsioni. Kurrë më nuk do të pranojmë një republikë të kalbur në themele”, ka thënë Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy