Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi: 6 marsi na jep pak më shumë kohë në përgatitjen e procesit

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi: 6 marsi na jep pak më shumë kohë në përgatitjen e procesit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka informuar se gjatë  bisedës me Presidentin e Republikës i ka kërkuar datën 6 mars si datë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki. Me anë të postimi në Twitter, Celibashi shprehet se kjo datë është më e mundshmja edhe në aspektin ligjor.

Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.

Qendrimi i Celibashit u bë publik pas takimit me Presidentin. Meta ka nisur procedurat për dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashkitë që nuk kanë kryetar. Ai e njoftoi këtë nismë në një konferencë për shtyp javën e shkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy