Kuvend/ PS çon për miratim përbërjen e komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe ‘Dezinformimit’

Kuvend/ PS çon për miratim përbërjen e komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe ‘Dezinformimit’

Pavarësisht skepticizmit të opozitës për bojkot, mazhoranca ka vendosur të vazhdojë përpara, sa i përket dy komisioneve të posaçme, me luftën e informacionit të rremë dhe komisioni tjetër që ka të bëjë me antikorrupsionin.

Në seancën e sotme plenare, PS ka depozituar pr.vendimet me emrat e anëtarëve të Komisioneve, të cilët pritet të votohen sot vetëm me votat e mazhorancës.

Drupal Ad

Komisionit Anti-korrupsion, do të ketë11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian. Drejtimin e këtij komisioni mazhoranca ia ka besuar Fatmir Xhafajt.

Ndërkohë, Komisioni i Dezinformimit do të drejtohet nga deputeti socialit Erion Braçe. Nga radhët e opozitës kanë konfirmuar pjesëmarrjen vetëm Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, ndërsa 3 vendet e tjera të opozitës deri tani janë bosh. Nga ana tjetër, Rithemelimi do të mbajë një protestë jashtë Kuvendit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy