Bardhi fermerëve në Elbasan: Pas 25 prillit do të keni qeverinë në krah

Bardhi fermerëve në Elbasan: Pas 25 prillit do të keni qeverinë në krah

Drejtuesi Politik i PD për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, gjatë një bashkëbisedimi me pronarin e një fidanishteje në Gjergjan, dëgjoi se si ky biznes që dikur punësonte 20 persona është në prag të falimentimit për shkak të politikave të qeverisë.

Bardhi u shpreh se, “plani i PD do sjellë përkrahje direkte për çdo fermer sipas prodhimit, dhe do të sjellë ulje të taksave, tarifave dhe çmimit të naftës. Lehtësitë e programit të PD do ta rikthejnë sërish pronarin Shyqo Hysa në rrugën e mirëqenies dhe krijimit të vendeve të reja të punës”.

“E rëndësishme dhe lajm i mirë është që në 25 prill, ju bashkë me ne do bëheni pjesë e ndryshimit dhe do na keni në krah. Fshatarët dhe fermerët janë në gjendje mjerimi, do t’i prijnë ndryshimit se realisht ka vajt atje ku nuk mban më. Të gjithë bashkë për të sjellë ndryshimin në datë 25 dhe të fillojmë punën që na pret në datë 26 e më tej. Fermeri dhe fshatari do ta kenë në krah qeverinë dhe jo ta kenë përballë ose armike”,-tha Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy