Bejko: Mediat kanë ndihmuar që PD të katandiset në këtë derexhe

Bejko: Mediat kanë ndihmuar që PD të katandiset në këtë derexhe

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, tha se demokratët që i dolën kundër Sali Berishës janë vënë nën një presion të jashtëzakonshëm. Ai bëri përgjegjëse edhe median për ndarjen e thellë që është krijuar në selinë blu.

Mediat kanë ndihmuar që PD të katandiset në këtë derexhe. Ju jeni bërë zëdhënës të non gratës. Ka pasur një presion të jashtëzakonshëm, një stuhi të pandalshme. Është hera e parë që brenda PD qëndron një mur i fortë që i del përpara Sali Berishës.

Ai është ndihmuar nga Edi Rama, nga mediat, nga krimi i organizuar. Në kushtet e gjunjëzimit që iu bë PD-së, bravo ju qoftë.

Rakipi - Të gjithë nga provinca kemi ardhur. Po ti mos hajde nga fundi i botës, do të bëhesh kryetar dhe bëhesh arrogant.

Bejko – Të kam thënë e ke kthyer studion në foltore. Të drejtën time publike e mbroj.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy