Gazetari Artan Hoxha i ftuar në MCN Live ka komentuar çështjen e Veliajt duke u shprehur se ai u bë ‘koka në tepsi’ për organet e drejtësisë.
Ai tha se veprimet e Ramës të fundit tregojnë që ai tani duhet të mbrojë veten e tij dhe se ai ndodhet aty ku është tani dhe me miratimin e Ramës. Sipas tij Veliaj është në një moment që ai mendon se e kalon, por jo.
Veliaj nuk e kishte menduar se mbi të është dikush tjetër që në një moment vendosi atë në këtë situatë ku ai ndodhet sot, është koka në tepsi për organet e drejtësisë.
Veliaj nuk është aty se deshën disa prokurorë por sepse është dhënë miratimi i kryeministrit Rama, ndryshe Veliaj do ishte ndaluar shumë më parë që te çështja e inceneratorëve, apo çështja 5D, por ai nuk është akuzuar më herët sepse ka pasur mbrojtje dhe ai u çua në gjykatë në bankën e të akuzuarve vetëm për përgjegjësi personale.
Deri para një muaj se Veliaj të ndalohej faktet që dilnin ishte i pozicionuar te vëllai i Veliajt papritur pamë se u prenë si me thikë akuzat ndaj tij dhe përfunduam te akuzat për blerje të bashkëshortes së tij.
Pra u duk se diçka lëvizi aty dhe veprimet e Ramës të fundit tregojnë që ai tani duhet të mbrojë veten e tij. Veliaj është aty dhe ai flet sikur është akoma në zyrën e bashkisë por ai është në Durrës te burgu.



