Meta sulmon kreun e SPAK: Dumdumani marjonetë e Ramës, përdoret për të goditur opozitën

Meta sulmon kreun e SPAK: Dumdumani marjonetë e Ramës, përdoret për të goditur opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Nga Roskoveci, në një deklaratë për mediat, Meta e quajti sërish ‘Dumdumani’, duke e akuzuar kreun e SPAK që është një marjonetë e Edi Ramës.

Sipas Metës, edhe ato rezultatet në luftën ndaj korrupsionit janë rezultat i denoncimeve të opozitës, por edhe këtu akuzon SPAK se i ka zvarritur dhe ka bërë përzgjedhje selektive për njerëzit që nuk i duhen më Ramës.

Drupal Ad

 

 

 

Është denoncim i këtij narko regjimi që ka instaluar Rama bashkë me McGoniogal e tij, duke përdorur marioneta të tilla si Dumdumani.

Dumdumnai përdoret për të goditur figura të opozitës që të mos shqetësohet Rama për skandalet e panumërta që ai ka bërë dhe bën çdo ditë. Si mund të jetojë ende në liri dhe vazhdon të vjedhë shefi i kompanisë së vërtetë 5D, Erion Veliaj.

Edhe ato statistika që përmenden si arritje në luftën e korrupsionit, janë si rezultat i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës, SPAK ka meritë që i ka zvarritur, sidomos zgjedhjet që janë bërë para zgjedhjeve i hetonte pas zgjedhjeve pasi i blinte Rama.

Kanë bërë zgjedhje selektive të personave që s’i duheshin më Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy