‘Veliaj test për SPAK’, Sejamini: Skema jo vjedhja e parave publike, por grabitja e votave për të mbajtur pushtetin

‘Veliaj test për SPAK’, Sejamini: Skema jo vjedhja e parave publike, por grabitja e votave për të mbajtur pushtetin

Analisti Neritan Sejamini në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se Veliaj e ka bërë veten dhe institucionin që drejton qesharak me deklaratat e tij ku gënjen me një lehtësi të madhe.

Ai tha se në thelb vjedhja e parave publike është mjeti, por skema është grabitja e votave përmes vjedhjes për të mbajtur pushtetin. Sipas tij, Veliaj duhet të bëhet simboli, prova për SPAK, sepse mënyra se si do sillet Veliaj është testi për SPAK-un.

Më bën përshtypje se si Veliaj gënjen me një lehtësi të madhe. Mënyra se si flet është një mungesë arsyetimi, dinjiteti tregon dhe mungesë inteligjence.

Ai e ka bërë veten qesharak, institucion e vetë qesharak, por nëse Veliaj gënjen hapur për një gjë kaq të thjeshtë sa na ka gënjyer ai ne por gjëra të panjohura, pra kjo do të thotë se me deklaratën që bëri humbi dinjitetin e vetëm, tregoi se gënjen me lehtësi dhe se nuk mund ti besohet asgjë që ai thotë.

Problemi që ka sot me bashkinë e tiranësh Veliaj është problem më i gjerë se ai që ka me SPAK. Aty ka probleme të tjera sepse skema e përdorur në bashkinë e Tiranës është skema e vjedhjes së votave pra në thelb vjedhja e parave publike është mjeti, por skema është grabitja e votave përmes vjedhjes për të mbajtur pushtetin. Kemi një skemë që tregohet se si pushteti mbahet duke verdhur votën.

Si ka mundësi që administrata publike e bashkisë ka përfunduar në këtë nivel, por kjo ka ndodhur dhe në ministri të tjera, pra çfarë po ndodh me administratën publike që në vend që ti shërbejnë shërbimit publik i vjedhin.

Veliaj duhet të bëhet simboli prova për SPAK, që ta ketë të qartë sepse mënyra se si do sillet Veliaj është testi për SPAK-un.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy