Shkullaku: U ka plasur cipa, nëse Rama godet skemën e Veliajt godet veten

Shkullaku: U ka plasur cipa, nëse Rama godet skemën e Veliajt godet veten

Armand Shkullaku në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV ka folur për deklaratat e Veliajt dhe Ramës, lidhur me aferën korruptive në Bashkinë e Tiranës me kompaninë 5D të drejtorëve.

Shkullaku tha se Rama ishte i detyruar të bënte reagimin ku binte dakord me Veliajn, sepse ai do të përdorë të njëjtin justifikim nëse Veliaj nesër merret i pandehur.

E para të bën përshtypje, që iu ka plasur cipa për të thënë gomarllëqe, të bindur që njerëzit janë dele dhe marrin të mirëqenë cdo gjë që thonë. Nuk e rruajnë fare, thonë e kanë bërë ca atje, qentë të lehin, kazani mediatik...

Kështu ka thënë edhe për Saimir Tahirin, për kryetarët e bashkive, deputetët e kriminalizuar, t’ju vijë turp po hidhni baltë. Pastaj thoshte janë dru të shtrembër, vemje. Rama, për shpirt nuk do ta bënte atë deklaratë, por është i detyruar. Nëse Rama godet skemën e Veliajt, godet veten.

Imagjinoni për një çast, sikur Veliaj të merret i pandehur. Cfarë do të thotë ky? Që është përgjegjësi individuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy