Xhaferaj: Lapajn dhe Shehajn i prodhoi Berisha, llogaritë e tij bien ndesh me të demokratëve 

Xhaferaj: Lapajn dhe Shehajn i prodhoi Berisha, llogaritë e tij bien ndesh me të demokratëve 

Ferdinand Xhaferaj ndan mendimin se Adriatik Lapajn dhe Agron Shehajn i prodhoi Sali Berisha, pasi elektorati kuptoi se ai nuk u fut në zgjedhje për të fituar. Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ai deklaroi se padrejtësia për demokratët ka të bëjë me faktin që llogaritë e Berishës shkojnë kundra llogarive të demokratëve.


Këtu ka një distancim drastik të grupimit që është aty dhe elektoratit prej 500 mijë votuesish që i thonë që ne jemi në PD, por ti nuk je në drejtimin e duhur. ky potencial do shprehet dhe përfaqësohet, por këta nuk kanë zë. Unë kam dëshirë që të dalë brenda PD-së. Por që do ketë zhvillime do ketë zhvillime. 500 mija foli ditët e protestës dhe i tha se me ty nuk kemi më punë. Lapajn dhe Shehajn kush i prodhoi? I prodhoi ky, Berisha i prodhoi! Nuk dolën brenda PD-së se e kishte kapsuluar, por dolën jashtë PD-së dhe morën 100 mijë vota, megjithëse kishin probleme të brendshme. Tani në këto zgjedhje kur të gjitha palët e kuptuan se lidershipi nuk u fut për të fituar zgjedhjet, por u fut për ta përdorur grupin që tani e ka 100% të vetin si instrument se i del llogaria që me problemet që ka me drejtësinë, është shumë më e vështirë për SPAK dhe gjykatën të merret me një individ apo një individ që projektohet si lideri i opozitës dhe janë 50 deputetë që e mbështesin. Është në të drejtën e tij që të bëj këto llogari. Por padrejtësia për demokratët ka të bëjë me faktin që llogaritë e tij shkojnë kundra llogarive të demokratëve, këtu është problemi. Vjeshta maksimumi pranvera, do e shohësh që nuk ka shpëtim PD-ja do përfshihet nga këto zhvillime. Kjo fabula që u vodhën zgjedhjet, nuk i duhet Edi Ramës, por statutit të PD-së. Kjo është për t’iu arratisur dorëheqjes. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy