Në fjalimin e radhës drejtuar mbështësve demokratë, kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se ky Bajram i gjen shqiptarët më të varfër. Ai premtoi një minimum jetik prej 220 eurosh, nëse demokratët marrin pushtetin.

Partia Demokratike është e vendosur që në një akt të parë të mos ketë shqiptarë në Shqipëri, cilido qoftë ai, fëmijë apo i rritur, pensionistë apo i papunë që të mos marrë minimumin jetik 220 euro në muaj. Është jetike është emergjencë një shpërndarje e re e të ardhurave në Shqipëri dhe për shqiptarët. Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet në mbarë vendin dhe të hedhë bazat e sigurta për dyfishimin tjetër në vazhdim.

Berisha shtoi se përgjysmimi i taksave do të nxisë shqiptarët të hapin biznese të reja, ndërsa paratë për të përmbushur këto premtime do të vijnë nga ndalja e abuzimit të qeverisë aktuale.

Vjedhjet e kësaj bande, Edi Ramës, Erion Velisë, qeveritarëve të tij, tejkalojnë imagjinatën. Unaza e Tiranës, 27 km gjithsej, 3 km të përfunduara në vitin 2013, pra 24 km, në 11 vite është ndërtuar rreth 1 km e gjysëm në vit, sepse Edi Rama, njëlloj si kundër dikur jepte leje pallatesh vetëm për një shkallë dhe shkallën tjetër duhet të paguaje ryshfetin si për të parën edhe tani i copëton i copëton i copëton vetëm e vetëm të vjelë maksimumin e ryshfetit.