Dhuna në protestën e 8 janarit, Basha thërret sot Kryesinë e PD-së

Dhuna në protestën e 8 janarit, Basha thërret sot Kryesinë e PD-së

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë sot Kryesinë e Partisë, duke marrë shkas edhe nga situata e krijuar në PD, ku ish-kryeministri Berisha bashkë me mbështetës të tij kanë protestuar.

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Sipas tij, mbledhja do të nisë në orën 18:30.

Rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithë anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Kujtojmë se lidhur me protestën e 8 janarit, Prokuroria e Tiranës dorëzoi pak minuta me parë në gjykatë kërkesat për caktimin e masave të sigurisë ndaj protestuesve të arrestuar.

Nga 34 të arrestuar në kushtet e flagrancës  policia kërkoi hetimin e 18 prej tyre në gjendje të lirë. Mosha e tyre shkon nga 19 vjeç deri në 52 vjeç. Të arrestuarit janë protestues, mbështetës të Berishës, por edhe mbështetës të Bashës që kanë qenë në selinë blu. 

Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, "Prishja e qetësisë publike", “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transporti", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje e armëve të ftohta".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy