
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur akuzave nga opozita shqiptare lidhur me pretendimet e tyre për neglizhencë të mbrojtjes së strukturave ushtarake shtetërore, duke thënë se institucionet, kanë funksionuar si duhet në çdo rast.
Me tone satirike, Rama shkruan në Twitter për gjithë zhurmën mediake, të cilën e kanë jetësuar kundërshtarët e tij politikë, lidhur me ngjarjen e Uzinës Ushtarake të Gramshit, ku dy efektivë të Ushtrisë mbetën të plagosur lehtë, gjatë neutralizimit të një shtetasi rus, i cili është tashmë nën akuzë për spiunazh.
“’Me u gjet Kola në punë!’ është një shprehje popullore që kaq shumë u shkon mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!.



