Situata në veri të Kosovës/ Escobar: Kërkojmë Asociacionin dhe shtyrje të vendimit për targat

Situata në veri të Kosovës/ Escobar: Kërkojmë Asociacionin dhe shtyrje të vendimit për targat

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka thënë për VOA, se kërkojnë nga Qeveria e Kosovës themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe shtyrje të vendimit për targat,

Ne kemi qenë po ashtu shumë të qartë me palën serbe se pajtohemi që çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në rendin e ditës.

Unë kam biseduar më një gamë të gjerë zërash brenda Kosovës që e mbështesin këtë dhe janë të vullnetshëm të ndihmojnë Kosovën të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për këtë çështje.

Ne kemi qenë shumë të qartë dhe të hapur se çfarë presim nga të dyja palët. Nga pala e Kosovës kemi kërkuar një periudhë njëvjeçare të zbatimit për të bërë një fushatë publike të njoftimit dhe për të përgatitur komunitetin e prekur, që të jetë i gatshëm të ndërrojë targat e makinave.

Escobar është pyetur edhe për propozimin franko-gjerman, për të cilin kryeministri Albin Kurti tha se Serbia e ka refuzuar.

Sa i përket propozimit franko-gjerman është shumë herët për ne që të peshojmë përgjigjet. Janë tensione që po rriten për shkak të mungesës së komunikimit, mungesës së bashkërendimit dhe mungesës së vullnetit për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar plotësisht në dialog.

Ai theksoi se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara, nuk do të ketë ndryshim të qasjes amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Pikëpamja jonë për Ballkanin Perëndimor është se rajoni duhet të jetë i integruar në komunitetin e vendeve demokratike perëndimore që do të thotë anëtarësim në Bashkimin Evropian për të gjithë, anëtarësim në NATO për ata që duan dhe integrim rajonal për të gjithë që të ndihmojnë zgjidhjen e dallimeve midis tyre. Pra jo asgjë nuk do të ndryshojë si rrjedhojë e zgjedhjeve”, tha zoti Escobar, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.

Emërtimi i Gabriel Escobar-it në rolin e Emisarit Special për Ballkanin Perëndimor, e ka bërë të qartë politikën e administratës së Presidentit të ShBA-ve, Joe Biden, se kujdesi ndaj Ballkanit Perënsimor me theks të veçantë dialogun Kosovë-Serbi, nuk do të mungojë.

Amerikanët kanë insistuar prej kohësh që dialogu mos të përkufizohet në çështje teknike, si përshembull në çështjen e targave, pasi ato janë parë si dytësore karshi problemeve më të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy