Lajçak pret Escobarin në Bruksel: Patëm një diskutim të thelluar mbi dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak pret Escobarin në Bruksel: Patëm një diskutim të thelluar mbi dialogun Kosovë-Serbi

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, dhe i angazhuari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, janë takuar në Bruksel për të diskutuar “rreth çështjes së dialogut, gjendjen aktuale dhe rrugën përpara.

Njoftimin për takimin e ka dhënë vetë Lajçak në një postim në rrjetin social “X”, ku e falënderoi Esocbar-in për bashkëpunimin “e jashtëzakonshëm”.

Bashkë me ekipet tona, kemi kaluar ditën e djeshme në një diskutim të thellë për çështjen e dialogut, gjendjen aktuale dhe rrugën përpara, gjithashtu kemi diskutuar për çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Falënderues për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm.

Ky takim i dyshesh së dialogut Escobar-Lajçak shënon edhe ri-nisjen e angazhimeve euro-amerikane për implementimin e Marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe aneksuar në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

BE vazhdon të mbajë masat shtrënguese/sanksionet për Kosovë, duke kërkuar që të mbahen zgjedhje të reja në shtator për katër komunat me shumicë serbe në Veri, të vendosen kryetarë serbë atje dhe të fillojë zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy