Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit sot të vendimeve të qeverisë për rritjen e pagës nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për cështjen Becchetti.
I pyetur nga MCN nëse kanë bërë një përllogaritje se sa ka shkuar fatura e qeverisë në gjykatat e arbitrazhit, Rama tha se Shqipëria s’ka paguar asnjë lek deri më sot.
Ai tha se sa i përket luftës me Becchettin pa diskutim që ne do ta bëjmë dhe se ajo që ka ndodhur është skandaloze.
Ajo që mund t’ju them unë sot është se Shqipëria nuk ka paguar asnjë lekë deri më sot nga ato që ju keni nxjerr dhe keni llogaritur ju. Kjo është një botë e komplikuar dhe me shumë procedura dhe ne po bëhemi gjithmonë e më të aftë për të përballuar presionin dhe gjithë ndërveprimet dhe përplasjet në atë botë ku dhe mashtro si puna atij kriminelit që u dënua këtu 17 vjet arrijnë të penetrojnë ndonjëherë dhe e bëjnë këtë me Shqipërinë dhe institucione të tjera ndërkombëtare qofshin financiare apo jo.
Ndërsa nëse ka pasur bllokim të llogarive të Albconotrollit në Bruksel dhe a do ketë, Rama tha se, “Meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë, e që gëzohen, në vend që të revoltohen që ai arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën do hapim probleme të mëdha që nga java e ardhshme, po mendojmë daljen jashtë nga ai juridiksion. Po këta njerëz kanë thënë se Shqipëria i ka paguar ato para. Ja që këta 100 milionë nuk kanë ikur, nuk janë fare gjëkundi në xhepin e atij mashtros, kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer, luftën me atë do e bëjmë”.



