Xhafaj i përgjigjet Bashës: Pa kompromis me botën e krimit

Xhafaj i përgjigjet Bashës: Pa kompromis me botën e krimit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Bashës, lidhur me deklaratën e tij ku foli për gjendjen e rendit si dhe “shpartallimin e plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit”.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Xhafaj tha se puna e qeverisë është pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet janë të vërteta.

Po ashtu ai ka nxjerrë edhe disa shifra që flasin për nivelin e kriminalitetit, duke i krahasuar me periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Basha.

Basha, tha sot:“Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!

Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite

Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”, shkruan Xhafaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy