Mblidhet ditën e sotme në Pragë Komuniteti Politik Europian ku fokusi i diskutimit është “Paqja, siguria, energjia, ndryshimet klimatike, situata ekonomike, si dhe migracioni dhe mobiliteti”.
I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të mbajë fjalën e rastit.
Ndërkohë nëpërmjet një video-konference do të flasë nga Ukraina, edhe Presidenti Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë për të përfaqësuar Ukrainën fizikisht, do të jetë Kryeministri Denys Shmyhal.
Siç ka bërë më herët me dije Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Komitetit Politik Europian, do të ketë propozime konkrete lidhur me situatën e luftës në Ukrainë, por edhe krizën energjetike.



