Të dielën, më 24 shtator, mbahen zgjedhjet e pjesshme në Kukës për zgjedhjen e kreut të Bashkisë.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për media, bëri të ditur se fondi buxhetor për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve është 25.5 milionë lekë dhe se s’do të marrin para nga buxheti i shtetit, por do i përballojë vetë KQZ.
Ai tha se do të votohet në 74 qendra votimi, si dhe një qendër është në institucionin e paraburgimit në Kukës.
Do kushtojnë 25 mln 457 mijë 496 lekë që në fakt nuk janë para të kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë që nuk ishte e nevojshme për të kërkuar buxhet shtesë pasi ka kursime nga KQZ që e mundësojnë këtë proces zgjedhor.
Rezultojnë që ky numër 45 946 zgjedhës në listën e zgjedhësve të bashkisë Kukës, të cilët kanë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 24 shtator, prej tyre 22 174 janë votues femra, janë 23 772 janë votues meshkuj. Janë 74 qendra votimi në të cilat do zhvillohet votimi në këto, nga këto 72, një qendër është në institucionin e paraburgimit në Kukës.
Ndërkohë që votimi në këtë bashki do të bëhet manualisht, përmes fletëve, ndërsa identifikimi do të jetë elektronik.
E para koha nuk ishte e përshtatshëm për ta përgatitur procesin, nga pikëpamja e arsyetimit, mendoj që kemi eksperimentuar mjaftueshëm deri tani në një lloj mënyrë në lidhje me votimin elektronik, dhe në këtë moment zgjerimi s’do kishte shumë sens, pasi tej faktit që s’kishim kohë, s’do siguronte ndonjë avantazh. Duke mos qenë shumë i sigurt se sa vullnet ka nga partitë dhe sa janë mundësitë financiare, s’do kishte logjike ta shtrinim në një njësi ku më pas s’do të zhvillohej në zgjedhjet e tjera.
Celibashi tha se deri tani janë plotësuar nëntë qendra votimi me shtatë anëtare, ndërsa shtoi se presin propozimet për plotësimin e tyre.
Ka ndryshuar dhe përbërja e komisioneve të qendrave të votimit. Në 37 qendra votimi, pra në gjysmën katër anëtarë janë të PS, 2 PD dhe një anëtar Partia e Lirisë. Në 37 qendrat e tjera konfigurimi është me 3 anëtarë të PS, 3 nga PD dhe një anëtar nga PL-së. Janë deri tani 9 qendra votim që janë të plotësuar me të shtatë anëtarë, pjesa tjetër me gjashtë anëtarë.



