
Po mbahet sot protesta e radhës e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës.

Në protestën e 15-të të regjistruar para bashkisë së Tiranës, ish-deputeti Belind Këlliçi, bëri të ditur s e javën tjetër, më 11 korrik do të mbahet një tjetër protestë e cila do të jetë kombëtare.
Apeli i GJKKO kërkon thellimin e hetimeve, kërkon që të zbardhë të gjitha lidhjet për aferën 5D. Po çfarë bëri SPAK dhe Altin Dumani? Arrestuan në mënyrë të turpshme Ilir Beqajn, hajdutin 2 metrosh, jo për miliona euro që ka vjedhur me koncensionet në shëndetësi, por për faturat e drekave dhe darkave me fondet e BE-së. Pra amnisuan hajdutin 2 metrosh nga vjedhja e madhe që u ka bërë parave të shqiptarëve Në vijim të akuzave ndaj SPAK dhe Dumanit, Këlliçi theksoi se “nga media mësuam mbi masat e sigurisë që ishin vendosur ndaj Erjon Veliajt dhe të tjerë emrave në Bashkinë e Tiranës, por çfarë ndodhi? i mohuan, thanë s’ka masa sigurie, sepse këta janë kthyer në mbrojtësit e hajdutit të Bashkisë së Tiranës”. Këlliçi tha “çfarë duhet të ndodhë më me këtë kryetar Bashkie që ai të dorëhiqet? Një pjesë janë në burg, një pjesë janë dorëhequr, një pjesë shumë shpejt do të shkojnë në qeli. Çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend që Edi Rama të dorëhiqet, kur ca i ka në burg, ca i ka në arrati dhe të tjerë janë kandidatë për në burg? Ndaj ftoj qytetarët, edhe ata që janë skeptikë, që të bashkohen në protestën e 11 korrikut. Të gjithë në protestën kombëtare të 11 korrikut para Kryeministrisë. Të gjithë pa përjashtim, me parti apo pa parti, të mblidhemi dhe të mbushim sheshin prej ora 20:00 nga ku do të fillojë uragani i shpresës së qytetarëve në krye me PD-në.



