Bardhi: Proda ushtar i Suel Çelës e Troplinëve! Ministrja të japë llogari për dhunën në protestë

Bardhi: Proda ushtar i Suel Çelës e Troplinëve! Ministrja të japë llogari për dhunën në protestë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e konsideroi kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, një ushtar të Suel Çelës dhe klanit të Troplinëve. Duke folur në Kuvend Bardhi kërkoi që ministrja e Brendshme të jape llogari për dhunën policore të ushtruar ndaj qytetarëve në protestë. 

 

“Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm, nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda, një ushtar i Suel Çelës dhe klanit të Troplinëve.

 

Kjo është një kërkesë procedurale që ju duhet ta hidhni në votim. Duhet të japë shpjegim për përdorimin e lëndëve të skaduara, sepse edhe sot që flasim kemi probleme me frymëmarrjen për shkak të një akti kriminal të policisë, drejtuar nga zonja. 

 

Edhe pse i kanë thënë të merret me zjarrfikëset, se Ilir Proda është përgjegjës sa i takon policisë. Është krimi i organizuar mbi të, por kjo është një kërkesë që ju duhet ta hidhni në votim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy