
Në kuadër të kërkesave për regjistrim të partive politike në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, së fundmi edhe dy subjekte të tjera kanë depozituar kërkesën e tyre në KQZ.
“Fryma e Re Demokratike” e Sali Shehut dhe “Lëvizja e Re” e Ardian Galdinit kërkojnë regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në gjashtë bashki të vendit me 6 mars.
KQZ në njoftimin e saj ka bërë të ditur kërkesën e tyre pranë këtij institucioni.



