
Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV Dashamir Shehi bëri një parashikim për zgjedhjet e ardhme lokale.
Sipas tij do vijnë njerëz dhe lëvizje që janë vështirosur dhe do të rrëzojnë atë që ai e quan pështirëllik duke iu referuar politikës.
“Unë them se do dalë një grup shqiptarësh që është i vështirosur nga këto. Ka për të ardhur dhe shumë shpejt do ta rrëzojnë këtë pështirëllik. Do vijnë njerëz dhe lëvizje. Nuk e quaj dramë të madhe këtë që po ndodh. Kjo do ndodhë para zgjedhjeve lokale. Gjithë jetën Shqipëria këtë lloj teatri do ketë Shqipëria”, tha Shehi.



