
Çështja e kreut të grupit të PD ka nxitur debate në Kuvend. 28 deputetë kanë dërguar njoftim se zgjedhin Bardhin kreun e grupit, por zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e lexoi duke thënë se kryeparlamentarja Nikolla ka mbajtur njëherë qëndrimin mbi këtë çështje. Kjo solli reagimin e Bardhit, i cili i tha se është e detyruar ta lexojë dhe se nuk është ajo personi përkatës për të interpretuar vendimet tona.
E para, ju nuk çmoni dot njoftimet Grupit të PD, detyra juaj është të lexoni njoftimet. Nuk ka asnjë replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren. Se kuptoj pse s’keni guxim ta lexoni. Thuhet në mbledhje është marrë ku vendin: Ju duhet të lexoni vendimin e grupit, s’kemi bërë replikë me kryetaren e Kuvendit. E kemi paraqitur sipas rregullores. Jeni e detyruar ta lexoni. Nuk jeni ju që interpretoni vendimet tona, ju thjesht informoni seancës.
Nga ana e saj Felaj tha se shkresa mban datën e sotme dhe se është paraqitur para seancës. Sipas saj, kjo nuk e konsiderohet një njoftim për ta lexuar në Kuvend.
Nuk i takon kryetarit të Kuvendit të merret me qëndrimet e anëtarëve që i përkasin formalisht kryetarit të Grupit të PD-së. Kuvendin në një situatë të paprecedent po e fusni ju me veprimet e njëpasnjëshme. Kryetarja ka vendosur t’iu nxisë ju që të zgjidhni problemet tuaja të brendshme. Kryetarja e Kuvendit ka mbajtur qëndrim për këtë çështje dhe nuk kemi pse mbajmë asnjë qëndrim.
Një reagim ka ardhur dhe nga Deputeti Dashnor Sula i cili iu drejtua drejtueses së Kuvendit Ermonela Felaj duke i thënë se duhet që të lexojë edhe shkresën që i ka ardhur nga grupi i tyre.
Nuk dua të kem replikë me ty, por ndjej keqardhje që të humbësh moralin si juriste. Sa i përket situatës së paprecedentë, ne nuk e kemi futur parlamentin në këtë situatë, këtë keni bërë ju. Ju pëlqen apo jo ju, ne kemi një kryetar grupi parlamentar. Ne kemi probleme, turp është për ne, por për ju është shumë më turp për problemet që i keni hapur vendit.



