
Erion Veliaj do të vijojë të mbetet në qeli, pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij për zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg”.
Kujtojmë që më 11 shtator Veliaj bëri një rekurs kundër vendimit të marrë më 9 shtator nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
“Vendosi: Mospranimin e rekursit te paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, kundër vendimit nr. 130 (87- 025-191), datë 09.06.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.
SPAK kërkoi vazhdimin e arrestit me burg për Veliajn, duke e argumentuar me faktin që si zyrtar i lartë ai ka mundësi që të intimidojë dëshmitarët e çështjes.
GJKKO ka shtyrë për në 10 tetor seancën paraprake ndaj Erion Veliajt. Ish-kryebashkiaku i Tiranës do të përballet me 5 akuza të rënda, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste.



