Rrogozhina/ Kalemaj: PS funksionon si makineri elektorale, pavarësisht çfarë ndodh në qendër

Rrogozhina/ Kalemaj: PS funksionon si makineri elektorale, pavarësisht çfarë ndodh në qendër

Politologu Ilir Kalemaj parashtroi në MCN Live 5 arsye që mund të kenë ndikuar në fitoren e PS, në zgjedhjet përsëritura për bashkinë e Rrogozhinës. Kalemaj vuri në dukje se PS funksionon si makineri elektorale, pavarësisht çfarë ndodh në qendër. Ai vuri në dukje se ka kontraditë mes faktit që kemi një seri skandalesh në qeveri, dhe rritjes së mbështetjes në vota për kandidatin e mazhorancës. “Ka disa variabla që në pamje të parë duken kontradiktorë. Kemi një mazhorancë më një varg skandalesh, rasti Gjici, Rrahja, Ahmetaj, Krifca, të gjitha të ndodhur brenda harkut kohor të dy javëve, dhe kemi një situatë ku duket se kandidati i opozitës ka humbur vota dhe i mazhorancës ka shtuar vota, megjithëse u hoqën votat e të burgosurve. Si mund të shpjegohet kjo gjë? Emigrantët mund të jenë një nga shpjegimet, që vijnë në këtë sezon në Shqipëri, dhe duket që ata kanë votuar në favor të kandidatit të mazhorancës, ndryshe s’del llogaria. Ndoshta kanë parë përmirësime në terrenin lokal, që kryetari aktual ka bërë një farë ndryshimi estetik. E dyta si faktor shpjegues, është z. Veliaj që si drejtues i qarkut u investua, ndonëse është bashkia më e papërfillshme në 5 bashkitë që kishte qarku Tiranë. Por është një lakmues absolutisht sa i përket humorit elektoral. Kjo na nxjerr te hipoteza tjetër, që PS funksionon si makineri elektorale, pavarësisht çfarë ndodh në qendër. Kur vjen puna te zonat elektorale funksionon si një makinë e mirëvajisur elektorale, me anëtarësinë aktive, dixhitalizimit, patronazhistëve, punësimet në administratë, e të tjera me radhë. E pesta pastaj është që opozita s’iu përgjigj me të njëjtën monedhë. Pamë vetëm Flamur Nokën dhe disa militantë historikë, apo prehistorikë të PD, që shkuan për të bllokuar numëruesit ose për të vonuar rezultatin, por nuk pamë prononcime politike. Veliaj akuzoi kandidatin e opozitës se kërkoi para për t’u tërhequr. Nuk e di tani opozitën e ka zënë vapa dhe po pret shtatorin për të filluar revolucionin, apo nuk e konsideron të rëndësishme bashkinë opozita. Nëse ti nuk fiton dot Rrogozhinën dhe nesër nuk fiton dot Kukësin, atëherë çfarë presim?!”, tha Kalemaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy