
Zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj në prezantimin e “Kadastrës Dixhitale” tha se tashmë qytetarët do të mund të kursejnë kohë përmes këtij aplikacioni.
Ahmetaj tha se aplikacioni do të ndihmojë që shoqëria të jetë e çliruar nga burokracitë që haset në zyra për të siguruar një dokument.
“Imagjinoni punën e një punonjës të Kadastrës kur një qytetar kërkon letrën dhe të drejtën e vetë. Me muaj dhe ditë duhet të gërmojë në kadastër, vendimet, kjo që po bëjnë nuk është vetëm dixhitalizim, në arkivat dixhitale do të jenë gati për 1 minutë.
Kemi nisur një revolucion që të themi se shoqëria e teknologjisë së Informacionit, të jetë e çliruar në raport burokracitë me qytetarët.
Kur e nisëm këtë revolucion para 3 vite e gjysmë, kishte dhe cinikë se ‘si do ta bëni, shqiptarët duan të që shkojnë të dritarja’. Kultura e shoqërisë dhe qytetarëve po shkon drejt lehtësimit të jetës së tyre drejt dixhitalizimit. Kemi shumë punë për të bërë, është me dy faza.
Në vitin 2022 do të marrim fashën e Bregdetit dhe paralel po zhvillohet projekti. Pyetjen që bëjnë së bashku; Kujt i takon Shqipëria? Kaosit apo qytetarëve? Shqipëria është e qytetarëve. Kadastra ka nevojë që të jetë fytyra e buzëqeshur.”, tha Ahmetaj.



