SHBA gati të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, Blinken mund të telefonojë Kurtin dhe Vuçiçin

SHBA gati të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, Blinken mund të telefonojë Kurtin dhe Vuçiçin

Sekretari i DASH Anthony Blinken mund të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price.

Ai deklaroi për mediat se:

Është një dialog që ne e mbështesim shumë dhe mendojmë se është detyrë e të dyja palëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në masën maksimale, për t’i çuar përpara diskutimet e tyre mbi marrëdhëniet e normalizuara, të përqendruara edhe në njohjen reciproke.

Sekretari Blinken nuk heziton t’i telefonojë palët personalisht, në rast se angazhimi i tij është përbërës i domosdoshëm”.

Ndër të tjera ai tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Prishtinë dhe Beograd pikërisht për të treguar mbështetjen e ShBA-së për dialogun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy