Idrizi: Çamët nuk gëzojnë dot pronat e tyre, kërkoj drejtësi për familjen dhe shqiptarët që sakrifikuan

Idrizi: Çamët nuk gëzojnë dot pronat e tyre, kërkoj drejtësi për familjen dhe shqiptarët që sakrifikuan

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi kujtoi javën Çame duke thënë se kërkon drejtësi për familjen dhe për ato shqiptarë që u sakrifikuan. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit tha se masakrimi dhe dëbimi i popullsisë çame nuk është histori, por kujtesë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Ndër të tjera kërkoi që të bëhen të gjithë bashkë për interesin kombëtar pasi nuk janë rastësisht në Kuvend, por thotë se vijnë si pasardhës të atyre që u vranë dhe dëbuan vetëm se ishin shqiptarë.

27 qershori është i njohur nga ky Parlament si Dita e gjenocidit ndaj popullsisë çame në Greqi. Kjo seancë vjen pas një jave shumë të rëndësishme për ne, javën çame. Si asnjëherë, në këtë javë kam parë shkëlqimin e rezistencës së kësaj kauze të të drejtave njerëzore të nëpërkëmbura. Për ne nuk është histori por kujtesë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Çdo vit ky Kuvend ka nderuar kujtimin e shqiptarëve të Çamërisë në një akt që e kemi kërkuar si nderim për të rënët dhe si një kujtim që kemi ende mbi supe një dramë njerëzore të pazgjidhur. Konventa të shumta ndërkombëtare janë shkelur me kryerjen e gjenocidit në Çamëri. Popullsia çame dhe ajo kosovare u sakrifikuan në 1913 në mënyrë që për këtë Shqipëri që kemi sot dhe që ne të jemi deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Çamët sot nuk gëzojnë sot dot pronat e tyre. Unë quhem Shpëtim Idrizi, babai im u dëbua, sot jam në Kuvend dhe kërkoj drejtësi për familjen time dhe për ato shqiptarë që u sakrifikuan. Unë po ju kërkoj që duhet të jemi të gjithë bashkë kur flitet për interesin kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy