Genc Deromemaj, anëtar i kryesisë së PD-së në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me protestën që do të mbajë opozita më 6 dhjetor në të njëjtën ditë kur në Tiranë mbahet dhe samiti.
Ai tha se nëse Partia Demokratike nuk do të provohet kjo protestë do të jetë paqësore dhe se për të protestuar qytetarët nuk kanë pse të marrin leje për vendin.
Sipas tij, kjo protestë po bëhet më shumë për t’i treguar Bashkimit Evropian se situata nuk është ashtu siç përcillet.
PD ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe BE. Sa i përket garancisë për të mos pasur incidente në protestën e 6 dhjetorit kjo është e mundur nëse ne nuk provokohemi. PD në dy protestat e realizuara ka treguar se nëse nuk reagon dhunshëm nëse nuk provokohet dhe nëse kjo nuk ndodh ne do të mbajmë një protestë civile. Dua të theksoj se nuk merret leje për të protestuar. Nuk i marrim leje qeverisë se ku do protestojmë dhe brenda një kortezie PD si organizatore e kësaj proteste e ka lajmëruar policinë për mbarëvajtjen e kësaj proteste dhe është kjo strukturë që duhet të marrë masa për të krijuar dhe mbajtur sigurinë në këtë samit. Ne si qytetarë nuk marri leje për protestë, thjeshtë lajmërojmë.
Më tej ai theksoi se ajo që synojnë është një protestë masive sepse qytetarët në dy protesta e fundit kanë treguar një mbështetje të jashtëzakonshme ndaj opozitës.
Për të sinqertë në dy protestat e fundit qytetarët e kanë mbështetur PD me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Shpresojmë që të kemi një mbështetje qytetare masive, por në thelb protesta nuk është çështje numrash, por mesazhesh dhe idesh që përcillen. Thelbi i kësaj proteste është për ti treguar BE-së se jo çdo gjë është siç përkthehet dhe dërgohet nga trupat e tyre diplomatike por ka dhe një realitet ndryshe. Sot që flasim shqiptarët nuk janë të sigurtë, nuk janë të lirë, nuk janë të trajtuar mirë, janë në kushte të vështira ekonomike dhe demokratike dhe për këtë arsye mos të habiten diplomatët pse u venë shqiptarët me gomone. Kushte të tilla shqiptarët i detyrojnë të largohen. Jemi gati-gati përballë një diktature të re. Nëse nuk provokohemi protesta do të jetë shumë e qetë dhe demokratike.



