Begaj takon presidenten e KE-së: Shqipëria do të përmbyllë me sukses kapitujt për integrimin

Begaj takon presidenten e KE-së: Shqipëria do të përmbyllë me sukses kapitujt për integrimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën zhvilloi një diskutim të hapur për integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe të ardhmen Evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Zonja von der Leyen vlerësoi angazhimin personal të Kreut të Shtetit për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si edhe perspektivën unike që ky integrim ofron për paqtimin, integrimin ekonomik dhe prosperitetin e rajonit.

Presidenti Begaj përgëzoi Presidenten von der Leyen për vendosjen e integrimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE në krye të përparësive përgjatë mandatit të dytë të saj si Presidente e Komisionit Evropian.

Ai çmoi angazhimin e Presidentes von der Leyen për të përshpejtuar hapjen e të gjithë kapitujve me Shqipërinë deri në fund të vitit 2025, teksa shprehu bindjen se Shqipëria dhe institucionet shqiptare do të përmbyllin në kohë dhe me sukses kapitujt themelorë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Republikës i shprehu mirënjohje Presidentes së Komisionit Evropian për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugëtimin evropian, teksa nënvizoi edhe rëndësinë e mesazheve në samitin e fundit të Berlinit, si dhe miratimin nga BE-ja të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Begaj theksoi në këtë takim se Shqipëria do të vijojë të mbetet një nxitëse e  bashkëpunimit rajonal, duke shprehur bindjen e tij se nuk mund të ketë integrim evropian të rajonit pa një integrim ekonomik dhe bashkëpunim proaktiv të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy