Nënkryetari i Komisionit Hetimor për Çështjen CEZ, Eduard Shalsi reagoi sot në lidhje Komisionin Hetimor për çeshtjen CEZ ku sipas tij Kryetari i Komisionit Hetimor në shkelje të hapur të Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, ka zhvilluar mbledhjen e Komisionit pa patur kuorumin e nevojshëm.
Në një deklaratë për mediat, pasditen e së hënës, Shalsi shprehet se “Me keqardhje informojmë për shkeljen flagrante të Kryetarit të Komisionit Hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar nga realizimi i marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “CEZ, a. s.”, i cili sot në shkelje të hapur të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ka zhvilluar mbledhjen e Komisionit pa patur kuorumin e nevojshëm”.
“Kemi informuar zyrtarisht Partinë Demokratike që për arsye objektive, anëtarët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë e kishin të pamundur që të merrnin pjesë në këtë mbledhje. Mbledhja u zhvillua pa kuorum, pra nga 11 anëtarë mbledhja u mbajt me 4 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Qëndrime të tilla të mbajtura nga anëtarët e Partisë Demokratike në Komision, nuk i shërbejnë punës së këtij Komisioni dhe çështjes për të cilën është ngritur. Partia Demokratike ka vijuar me sjelljen e saj tërësisht politike me këtë shoë mediatik”, pohon Shalsi.
Shalsi thekson se “Dëshmia e dhënë në këtë seancë nuk mund të shërbejë si provë për këtë komision hetimor sa kohë që procedura e marrjes së kësaj dëshmie është në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit dhe me ligjin “Për Komisionet hetimore”.



