
Politologu Ilir Kalemaj duke folur në MCN Live i konsideroi një zhvillim pozitiv primaret në PD, por ai vuri në dukje se fakti që s’pati surpriza sa i takon fituesve nuk është një gjë e mirë për demokracinë.
Kalemaj theksoi se kandidatëve të PD nuk u mjafton vota e militantëve, pasi duhet të marrin elektorat gri për të mposhtuar rivalët e tyre socialistë.
Duhen nënvizuar disa fakte. Është fat që u bë garë, ndërkohë që PS nuk bën garë, nuk bën zgjedhje qysh prej 5-6 vitesh. Në këtë sens është një zhvillim pozitiv. Janë primaret një model i duhur për Shqipërinë?! SHBA është shet federativ, Shqipëria është më pranë modelit evropian dhe ka modele të tjera që mund të huazoheshin. Në momentin që partia është e ndarë situata komplikohet sa i takon shanseve të suksesit të këtyre kandidatëve. Së treti është si bëhet gara. Edhe këtu vota mund të orientohesh me një SMS për një kandidat të caktuar. Më bëri përshtypje që s’pati asnjë surprizë në 61 bashki. Hiq bashkitë që iu lanë PL dhe pakicave, në pjesën tjetër të 61 bashkive s’pati asnjë surprizë. Ne i dinim kandidatët fitues. Do ishte mirë për demokracinë të kishte surpriza. Duhej të prodhohej një frymë pak më ndryshe sa i takon apelit që do kenë kandidatët te vota e lëkundur, te vota gri, që bën diferencën. Në Tiranë dihej që Këlliçi kishte supermacinë sepse ka qenë kreu i FRPD, ka pasur më shumë lidhje me bazën. Problemi është si fitohet Tirana, edhe Bashës iu deshën votat e Hysni Milloshit në Tiranë. Si do të arrijë ky të marrë 160 mijë vota?!”
Kalemaj e sheh të vështirë fitoren e PD në Tiranë, ndërkohë që e sheh si të mundshme në Shkodër, Elbasan dhe Durrës.
Problemi që shtrohet këtu është që duhen bërë gjithë votat bashkë të opozitës. Të gjitha fraksionet opozitare duhet të ishin në një sigël të vetëm për ta mundur Ramën. Rama ka tre avantazhe, ndarja administrative dhe salamandra elektorale, e dyta kontrolli i pushtetit vendor dhe shpërndarja e rentës, së treti ka një pjesë të mirë të medias, dhe e katërta është mbështetja ndërkombëtare absolute që e ka si asnjë kryeministër tjetër. Në këto avantazhe sipërore ai futet në një garë mjaft komode, shto përçarjen e PD, bëhet akoma më e vështirë për të marrë votën e lëkundur, të votuesit gri. Ky djali (Këlliçi) duhet të marrë 160 mijë vota. Ka një formulë që nëse të gjithë kandidatët bëhen bashkë, del Alimehmeti dhe Bogdani dhe thonë që ky është kandidati jonë, këta do kenë një shans për të hyrë në lojë. Tirana duket më e vështira për t’u thyer elektoralisht. Ndërkohë që e shoh më të mundshme, përveç Shkodrës, Elbasanin dhe Durrësit”.
I pyetur mbi ndikimin e grupimit “Alibeaj”, Kalemaj tha:
Punë prish. Kur Hysni Milloshi ndihmoi Bashën, si s’të prish punë Agron Kapllanaj që të del kandidat i pjesës tjetër. Çarja e votës avantazhon atë që është në pushtet”.



