Kryesuesi i listës së LSI-së për qarkun e Vlorës, Luan Rama, denoncoi disa përpjekje “të dëshpëruara” sipas tij, për të deformuar procesin zgjedhor.
Luan Rama deklaroi se punonjës të administrates qëndore të “Rilindjes” po qëndrojnë pranë qendrave të votimit, kryesisht në shkollat “Shkolla e naftës” dhe “24 Maji”, në mënyrë që të orientojnë votuesit, duke i pyetur më pas se dhe për kë votuan.
Gjithashtu, Luan Rama u shpreh se në disa qendra votimi janë parë dhe përfaqësues të disa kompanive që kryejnë exit poll-e, gjë që nuk lejohet nga ligji.



