Mediu-të rinjve: Në 25 prill do të zgjidhni mes regjimit të korruptuar dhe demokracisë

Mediu-të rinjve: Në 25 prill do të zgjidhni mes regjimit të korruptuar dhe demokracisë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë se më 25 prill do të përplasen dy botë të ndryshme, ajo e Edi Ramës që sipas tij përfaqëson një regjim të korruptuar dhe bota e shqiptarëve që duan demokraci.

Ai kërkoi nga qytetarët që të shkojnë e të votojnë pavarësisht bindjeve politike që ata kanë.

Teksa foli për programin e Partisë Demokratike, Mediu tha se do t’i vijë në ndihmë kryesisht biznesit dhe arsimimit të të rinjve.

“Në 25 prill përplasen dy botë me njëra-tjetrën. Bota e Edi Ramës që përfaqëson një regjim të korruptuar dhe të inkriminuar, dhe bota e shqiptarëve që duan një demokraci ku të gjithë janë të barabartë përballë ligjit, ku të luftohet korrupsioni dhe krimi…Duhet t’i kërkoni gjithësecilit të dalë dhe të votojë, pavarësisht çfarë bindje politike ka. Duhet të dalë dhe të votojë dhe të tregojë që fatin e vet e vendos ai vetë. Pastaj mendoj që duhet të gjykojë se si duhet të votojë. E thashë njëherë, duke parë tek familja.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy