
Partia Socialiste mbledh sot online Asamblenë Kombëtare të saj.
Në rendin e ditës është paralajmëruar edhe miratimi dhe vendimi për thirrjen e Kongresit më 9 prill në Pallatin e Kongreseve.
RENDI I DITËS:
1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.
Në Kongresin e 9 prillit, kreu i mazhorancës Edi Rama do të kërkojë ndërprerjen e mandatit katërvjeçar të kryetarëve të degëve të PS-së.
Mandati iu ndërpritet 61 kryetarëve aktualë të degëve të partisë, ndërkohë që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në qershor.



