
Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa foli për propozimin e dhëndrit të Trump, për investimin në një resort në ishullin e Sazanit, u shpreh se përmes këtij proejtki vjen një bandit i familjes Trump, në një Republikë bananesh.
Shqipëria është mikroskopike. Shtypi më prestigjioz i perëndimit të ndezë alarmin që një bandit hajdut i familjes Trump të vijë në Republikë bananesh dhe të bëjë ç'të dojë, bashkë me një bandit si Grenell që ka shërbyer si bandit diktatorësh. Nga New York Times, Newsweek, etj, thonë është buzë Adriatikut një Republikë bananesh e një njeriu që shpërndan toka dhe benefite. Këtë fabul, ne në studiot tona nuk mund ta normalizojmë duke bërë debat a i bën mirë kjo Shqipërisë.
Kushneri, i cili në kohën e Trump ka qenë përveçse dhëndër, edhe këshilltar kryesor, është marrë shumë me Arabinë Saudite dhe Katarin për ti afruar me Israelin. Çfarë ka përfituar? Influencë ekonomike. I ka marrë nga monarkë gjakatarë ato lekë, nga Arabia Saudite, që Bin Salmani therte gazetarët. Këta njerëz na vijnë këtu.



