Kryeministri Edi Rama dhe zv kryeministrja Belinda Balluku kanë qenë bashkë në hapjen e Unazës së madhe të Tiranës.
Shefi i qeverisë tha se unaza me një gjatësi totale 28.7 kilometra, pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.

“Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, i finalizuar brenda afateve të premtuara, që do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku, dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 29 kilometrash të gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, e që i paraprin sfidës së radhës bypassit të Elbasanit”, tha Rama.
Nga ana e saj Balluku u shpreh se tashmë është plotësisht e aksesueshme, ndërsa nënvizoi se Bypassi i Elbasanit është sfida e radhës.



