Besnik Aliaj është figura më e re e emëruar nga PD në krye të Departamentit të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban.
Doktori i Shkencave në Planifikimin e Territorit, Aliaj e ka nisur aktivitetin e tij në fillim të viteve ‘90 në qeverisjen vendore ndërkohë që në vitin 2005 ai kandidoi për Partinë Demokratike përballë kryeministrit te atëhershëm, Fatos Nano.



