Berisha: Rama noton në eurot e naftës kontrabandë, afera e Portit të Durrësit 4 miliardë euro

Berisha: Rama noton në eurot e naftës kontrabandë, afera e Portit të Durrësit 4 miliardë euro

Kreu i PD Sali Berisha foli sërish sot në konferencën për media, lidhur me akuzat e ngritura prej tij për 300 mijë tonë naftë që kontrabandohen në vendin tonë.

I pyetur nga gazetarja e MCN TV Raziela Myslimaj se përse nuk flet me emra se kush nga operatorët e kryen këtë kontrabandë, Berisha tha:

Të jeni të sigurt që s’kam të dhëna. Të dhënat e mia janë vetëm për një rast. Di një rast me peshkarexhën, që janë tre peshkarexha në dispozicion të një personi që takohet edhe me Ramën, më thonë. Nafta nuk mund të kontrabandohet kurrë pa lejen e qeverisë. Edhe sikur me autobote të vijë, le që s’vjen më me autobote, ajo s’mund të kalojë kontrabandë. Unë jam shprehur dhe shprehem, e gjitha ajo është te dogana, ministri, kryeministri. Është Edi Rama që noton në eurot e naftës. Janë disa kompani, unë nuk i di. Unë di këtë, por nuk mund të jetë kryesorja”.

Sa i takon Portit të ri turistik të Durrësit Berisha tha se ajo është një nga aferat më korruptive në Evropë, që kap vlerën 4 miliardë euro.

  Unë para dy javësh këtu para jush u bëra thirrje qytetarëve të Durrësit të mos blejnë asnjë metër, se gjithçka do konfiskohet. Unë denoncoj këtë aferë, si një ndër më korruptivet në Europë. Si aferë shkon lehtësisht mbi 4 miliardë euro. Para 6 muajsh janë blerë vinça nga më modernët për atë port. Të gjitha shumëzohen me zero, sepse i pangopuri Rama ka gjetur një kompani sa për t’u fshehur për të larë lumenjtë e parave të drogës. I them atij zotërisë Emar të mos implikohet me mega-afera si këto”.

Berisha tha se vjeshta që vjen do të jetë një pranverë e dytë e demokracisë me protesta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy