Përnaska: Hapja e dosjeve e vonuar, klasa politike e kishte borxh. Zbardhja e të vërtetës i çliron të gjithë

Përnaska: Hapja e dosjeve e vonuar, klasa politike e kishte borxh. Zbardhja e të vërtetës i çliron të gjithë

Ish-deputetja Lajla Përnaska miratimin e projektligjit për hapjen e dosjeve e cilëson të vonuar dhe thotë se duhet të ishte votuar nga parlamenti i vitit 1992.

Në këtë drejtim në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ajo tha se ligji duhet të ishte miratuar më herët për pastrimin të paktën nga jeta politike dhe institucioneve shtetërore të gjithë kontingjentit që njohim si ish-sigurimsa.

Përnaska deklaroi se ligji mundëson hapjen e plotë të dosjeve që largon nga jeta institucionale dhe politike, elementë që konfirmohen se kanë qenë pjesë e këtij kontingjenti sigurimsash.

Kam qenë edhe në Këshill të Europës nga 2005-2013 dhe kam ndjekur nga afër të gjithë proceset e zhvillimit dhe në vitin 2006 votuam atje një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit dhe mbas atij momenti ishte një hapësirë fantastike që ta kishim mbyllur procesin e dosjeve.

Siç bënë disa nga vendet e bllokut të ish-Lindjes por që nuk ishte vullneti politik në atë kohë. Klasa politike ia kishte borxh këtë ligj qytetarëve.

Jam për hapjen e plotë të dosjeve dhe spostimin e plotë të këtyre individëve që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit nga jeta politike dhe institucionale.

E papranueshme është që këta individë kanë pranuar, pavarësisht rrethanave të ndryshme, duhet të hapen dosjet.

Ne si shoqëri, ne brezat që kemi jetuar në të dy sistemet kemi nevojë të çlirohemi dhe klasa politike në këto 32 vite e ka keqpërdorur.

Në parlament dëgjonim lloj lloj pseudonimesh që qarkullonin dhe kanë qenë edhe debate publike që ne identifikonim individë të caktuar që kanë pasur.

Duhet ta mbyllim këtë kapitull ia kemi detyrim dhe brezit të ri. Brezi pas ‘90-ës, janë brez që ka lindur mbasi kishte ndodhur ndryshimi.

Këta janë një brez që duhet ta njohin historinë ashtu siç është. Ne jemi dëshmitarë dhe të kohës se dimë që kanë kaluar kalvare shumë të rënda familjare, vetëm nga spiunllëqet e dosjexhinjve.

Është e rëndë që këta individë të mbërthejnë politikën, institucionet e vendit. Le ta jetojnë jetën si të duan por nuk kanë të drejtën morale për të mbërthyer institucionet kyçe të vendit.

Zbardhja e të vërtetës i çliron të gjithë dhe i vë gjërat në vend, është keqpërdorur nga politika.

Debati për kalimin e një ligji të tillë e kapërcen klasën politike. Konsumin e debatit të ditës e bëjnë për pjesën e ndjekësve dhe militantëve të tyre.

Duhet të ketë dhe gra bashkëpunëtore. Ka emra që janë lakuar. Sistemi ishte aq i fortë sa që përdorte këdo që i duhej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy