Vasili reagon pas raportit të FMN: Rrëzon koncesionet e Ramës

Vasili reagon pas raportit të FMN: Rrëzon koncesionet e Ramës

Kryetari i grupit parlamtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të raportit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për konkluzionet dhe rekomandimet mbi ekonominë e Shqipërisë.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili thotë se me konkluzionin se “PPP-të përbëjnë rrezik domethënës fiskal”, FMN rrëzon koncesionet e kryeministrit Rama.

REAGIMI I PLOTE

FMN rrëzon koncesionet e Kryeministrit.

FMN foli qartë, që koncesionet janë “rrezik domethënës fiskal” për ekonominë e vendit.
Duhen ndalur sa më parë koncesionet, kjo zgjedhë e tmerrshme, që për shumë e shumë vjet do të hanë paratë dhe djersën e shqiptarëve.

FMN thotë që qeveria u ka borxh bizneseve 120 milionë euro.

Po ky kryeministri u shqye duke thënë qindra herë se borxhe ndaj bizneseve s’do të kishte më si në qeveritë e “poshtra” të mëparshme.

Në fakt dihet që ky kryeministër edhe genjeshtrën e ka zanat, por edhe ia fut kot se nuk kupton asgjë nga ekonomia, sepse aq shkollë ka dhe aq ia thotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy