Anulimi i tenderit për portin në Porto Romano/ Myshketa: Rritja e kostove, për të hedhur hi syve (VIDEO)

Anulimi i tenderit për portin në Porto Romano/ Myshketa: Rritja e kostove, për të hedhur hi syve (VIDEO)

Joni Myshketa anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës, anulimin e tenderit për portin e ri në Porto Romano, nën argumentin e rritjes së kostove, e sheh si hedhje hi syve.

 

Duke folur për “MCN Informacion” ai deklaroi se projekti nuk është bërë siç duhet, në interes të Durrësit dhe Shqipërisë.

 

Tërheqja e kompanisë për arsye ekonomike, është sa për të hedhur hi syve, me shkakun se janë rritur kostot. Nëse janë rritur kostot siç pretendon ministri, duhet të sillet një letër e protokolluar nga arma e firmës e cila rendit nga A-ZH të gjithë kostot e rritura.

 

Diçka e tillë është për mua një e pavërtetë, pasi nuk reflekton protokollet e firmave ndërkombëtare serioze në treg. 

 

Ky projekt nuk është bërë siç duhet, jo në interes të Durrësit dhe Shqipërisë sepse falet një hapësirë prej 800 hektarësh në portin ekzistues të Durrësit, është bërë me një lloj marrëveshje pa pikë transparence, ku vetëm bashkisë së Durrësit nga taksat që duhet merrte i mungojnë afro 200 milionë euro. Janë investime të munguara në qytetin e Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy