Këshilltarët bojkotojnë mbledhjen me kryebashkiakun, Leli: Nuk duhen cënuar çështjet e qytetit (VIDEO)

Këshilltarët bojkotojnë mbledhjen me kryebashkiakun, Leli: Nuk duhen cënuar çështjet e qytetit (VIDEO)

Ka dështuar edhe këtë të enjte mbledhja e këshillit bashkiak të Vlorës. Kësaj here kanë qenë këshilltarët bashkiakë ata që kanë refuzuar mbledhjen e përmuajshme, të thirrur nga kryebahskiaku Dritan Leli.

Mos zhvillimi i kësaj mbledhjeje është njoftuar nga vetë kryetari i Bashkisë, i cili thotë se përplasjet mes tij dhe Këshillit Bashkiak, nuk duhet të ndikojnë në shqyrtimin e çështjeve sociale për qytetin e Vlorës.  

Të nderuar këshilltar, e pranoj haraçin e veprimeve tuaja deri në masën që më prek mua, por jo qytetin! Vlora sapo ka nisur sezonin turistik, pas muajsh të gjatë e të vështirë lufte me shëndetin! Turistët po gëzojnë lirinë dhe bukurinë e një qyteti që nuk mund dhe nuk duhet të shëmtohet prej gjyqeve teatrale! Vlora duhet promovuar, jo sakatuar! Po e marrë unë barrën e ndjesës, ndaj të gjithë banorëve të Vlorës që po penalizohen a qoftë edhe vetëm bezdisen, nga radhët tona të ngatërruara që po iu rëndojnë.

Këshilli Bashkiak ka kërkuar më herët mbledhje jashtë radhe me kryebashkiakun Dritan Leli, por që ky i fundit ka insistuar që mbledhja duhet të zhvillohej online për shkak të rregullave anti covid.

Së fundmi, Dritan Leli është bërë objekt i kritikave nga këshilltarët dhe strukturat lokale të Partisë socialiste menjëherë pas përplasjes me kryeministrin Rama për listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Vlorës.

Refuzimi i tij për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe për të marrë atë të deputetit çoi në ndarjen mes tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy