Basha takohet me Drejtorin për Europën në DASH: Droga dhe zgjedhjet kusht për Evropën

Basha takohet me Drejtorin për Europën në DASH: Droga dhe zgjedhjet kusht për Evropën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi Drejtorin për Europën Jug-Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, ku ndau me të shqetësimin për situatën e krijuar në vend.

Për kreun e opozitës krimi, korrupsioni, droga, zgjedhjet e lira e të ndershme, si dhe dekriminalizimi ishin shqetësimet kryesore.

Basha i tha Palmer, se sfida më e madhe është garantimi i zgjedhjeve të lira, në kushtet kur procesi zgjedhor sipas tij kërcënohet nga droga dhe kriminelët me mbeshtetje qeveritare.

Sipas njoftimit nga zyra e shtypit e PD-së, thuhet se Basha konfirmoi mbështetjen e Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të vendit dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Nga ana e tij, Drejtori për Europën Jug-Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndjekin me shumë kujdes zhvillimet në Shqipëri dhe se ata kanë gjithmonë nën vemendje dhe monitorim proceset zgjedhore dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy