Presidenti i vendit Bujar Nishani ka dekretuar buxhetin e vitit 2017 që u miratua në Parlament me votat e mazhorancës javën e kaluar.
Në faqen zyrtare të presidentit është publikuar dekreti ku thuhet se “Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 130/2016”
Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten e 15 dhjetorit buxhetin vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk mori pjesë në votim.
Mazhoranca e ka cilësuar si buxhetin më të lartë gjatë këtyre viteve që do të mundësojë rritjen e rrogave dhe pensioneve, ndërsa opozita e kontestoi me argumentin se shumë fonde do të shpenzohen për zbukurime të zyrave qeveritare.
“Dekret për shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017”.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017”.
Neni 3



