
Gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se Partia Demokratike ndërsa është e fokusuar në “betejën” e brendshme të saj, nuk është duke kalkuluar për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen për dy vite. Sipas Fevziut tentativa e PD-së për të forcuar pushtetin lokal do të jetë dramatike.
“Në çdo çështje të komplikuar ka një zgjidhje shumë të thjeshtë dhe PS ka hyrë në përplasje të vogla para arritje së Ramës. Të gjitha debatet të mëdha janë zgjidhur me kompromise të brendshme por me zgjedhje, dhe më pas vetëm kur nuk arritën të zgjidhnin u çanë ishte rasti i LSI-së dhe ishte rënia e PS për 10 vite. Zgjidhja mund të ishte shumë e thjeshtë, duhet parë kush e ka partinë.
Ajo që nuk është kalkuluar brenda PD janë zgjedhjet lokale dhe nëse PD do të thellojë përplasjen e saj tentativa e saj për të forcuar pushtetin lokal do të jetë dramatike. Nuk e kuptoj pse PD ka hapur një betejë dhe me LSI, kjo e fundit deri tani s’ka bërë asnjë gjest kundër Bashës.”, u shpreh Fevziu.



